Komisioni i Rithemelimit ka zhvilluar mbledhjen e parë në selinë e PD, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila njohu ndryshimet në statut në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
I pranishëm në mbledhje ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është pritur me një buqetë me lule në momentin që ka zbritur nga makina.
Të pranishëm në mbledhje kanë qenë të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelit, të cilëve u është bashkuar në këtë mbledhje edhe aktivistja shqiptare në SHBA Evi Kokalari.