“Kriza erdhi nga keqmenaxhimi”, Elezi: KESH ka shitur energji me 40 euro

schedule11:51 - 25 Mars, 2022

schedule 11:51 - 25 Mars, 2022

Për ish-drejtorin e ERE, Eduart Elezi kriza energjetike në vend ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit. Në studion e ABC Live, Elezi theksoi se keqmenaxhimi ka nisur që në maj të vitit të kaluar. Siç thotë ai, KESH ka shitur energji me 40 euro dhe nga ana tjetër OSHEE ka blerë me rreth 200 euro. Elezi thotë se kompanitë kanë bërë shkelje flagrante të ligjit.

“Ka një rënie drastike deri në muajin tetor të 2021 në kaskadën e Drinit. Çfarë është bërë? Është shitur sasi energjie. KESH ka shitur me çmim 40 euro mesatarja dhe po të njëjtë kohë OSHE ka blerë energji me 200 euro. këtu ka një keqmenaxhin. Nuk mund të quajmë që ishim janë krizë për shkak të tregjeve ndërkombëtare. Në dhjetor kuota e Fierzës u përmirësua. Tani që po flasim liqeni është 258. Duhet më shumë ujë për të prodhuar energji. Pika e vdekjes është diku 246, nuk duhet punuar.

Është keqmenaxhim, kuotat e Fierzës duheshin ruajtur. Edhe në dhjetor duhej të ishte blerë energji. Këta kanë punuar vetëm me Fierzën. Nuk kanë blerë sasi të energjisë. Fillon nga maji dhe sot është një keqmenaxhim i rezervave.  

Ligji për sektorin e energjisë ka nenin 8 që duhet të koordinohen kërkesa për konsum me prodhimin e energjisë. Ligji e ka të saktë si është raporti. E kanë shitur dhe keqmenaxhuar. Nuk them që e shet qeveria se ajo ka pjesën politike, por këto janë kompani. Këto kanë bërë shkelje flagrante të ligjit”, tha ai. /abcnews.al