Tifozët e Argjentinës kanë nisur një fushatë të çuditshme për të çuar zemrën e Diego Armando Maradonës në Kupën e Botës, Katar 2022.
Tifozët duan që të hiqet zemra e legjendës së futbollit nga laboratori ku ndodhet, në Departamentin e Anatomisë Patologjike në Buenos Aires.
Shefi i kësaj agjencie, Javier Mentasi, e ka përshkruar këtë ide si gjeniale nga ana e tifozëve të Argjenitnës.
“Unë jam i sigurt se kjo është ajo që Maradona do të kishte dashur. Nëse do të kishim mundësi të pyesnim atë, do të thoshte “Bëjeni”.
Do ta vendosnim në ndonjë enë të cilën mund ta ruante shumë mirë zemrën e legjendës, të qëndronte në autobusin e lojtarëve, gjatë stërvitje, në hotelin e tyre dhe gjithashtu gjatë ndeshjes në stolin e ekipit”, u shpreh ai.
Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare, më 25 nëntor 2020 dhe u varros pa zemrën e tij të sëmurë.
Zyrtarët kanë thënë se organi është hequr në mënyrë që teste të mëtejshme të mund të bëhen si pjesë e një hetimi në vazhdim për vdekjen e tij, i cili pritet të çojë në gjyqin e disa të dyshuarëve, përfshirë këtu dhe mjekun e ti, Leopoldo Luque./ h.ll/abcnews.al