Regjistrimi i pyjeve, Klosi: Frenojmë njëherë e mirë shfrytëzimin

schedule14:15 - 21 Mars, 2019

schedule 14:15 - 21 Mars, 2019

Sektori i Pyjeve ka qenë vazhdimisht objekt i ndryshimeve si rezultat i reformës territoriale, decentralizimit apo programeve të tjera institucionale. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndërtuar një strategji të qëndrueshme dhe analize të thellë, për projektin e regjistrimit të pyjeve dhe kullotave që po zbatohet në të gjithë Shqipërinë, i cili do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në aspektin politik, ekonomik, social dhe ekologjik të vendit.

Ministri Blendi Klosi u shpreh se është një proces jo i lehtë, proces që ka vite që projektohet, por që tashmë jemi në fazën e hapave dhe rezultateve konkrete. Klosi dorëzoi certifikatat e para simbolike të pronësisë së pyjeve për bashkinë e Kolonjës duke shënuar kështu fillimin e një procesi për të gjithë Shqipërinë. Ministri Klosi theksoi se tashmë kryetarët e bashkive, nga sot janë posedues realë në zyrat e gjendjes civile të pyjeve dhe mund t’i shfrytëzojnë ato si pasuri të vërtetë.

Sipas ministrit, krijimi i kësaj mundësie të re ligjore synon të frenoje deri në eliminimin përfundimtar shfrytëzimin informal të pyjeve dhe kullotave, por krijon edhe hapësira të reja për investime, do të rrisë numrin e të punësuarve si dhe do të zhvillojë taksën e pasurisë së paluajtshme, si burim i rëndësishëm i të ardhurave të njësive të qeverisjes vendore./abcnews.al