Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste po zhvillon këtë paradite një mbledhje. Siç raporton gazetarja Erneta Shevroja, mbledhja ka nisur në orën 11:00 dhe po drejtohet nga kryetari i grupit, Taulant Ballla në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja e sotme do të përqendrohet te seanca plenare e ditës së nesërme, e cila pritet të jetë tepër e ngjeshur. Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat me qeverinë lidhur me krizën e çmimeve dhe gjithashtu grupi i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama.
Pritet që në mbledhjen e sotme socialistët të vendosin se cilët do të jetë diskutantët, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në samitin e NATO-s për situatën ë Ukrainë.
Sakaq, në orën 11.30 kreu i grupit socialist do të ketë një prononcim për mediat. g.v/abcnews.al