Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj, deklaroi mbrëmjen e së martës në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo se nëse Berisha do të vijë në krye të PD, opozita nuk vjen në pushtet.
Sipas tij shpallja non-grata dhe influenca e SHBA-ve në Shqipëri, do të bënte që një PD e drejtuar nga Berisha të dilte sërish e humbur në zgjedhjet e 2025-s.
Pjesë nga diskutimi:
Xhaferaj: Ambasada e SHBA dhe DASH e kanë shpjeguar disa herë që nuk mbështesin një PD me një lidership non-grata. Unë të gjithë logjikën e non-gratës e bazoj tek argumenti se SHBA janë influentë në publikun shqiptar. Nëse do të shkoja të mbështesja lidershipin e zotit Berisha në 2025-n unë e quaj të humbur.
Gjata: Nuk mund të anashkalosh votën. Shko mbushi mendjen anëtarësisë.
Xhaferaj: Unë për t’i mbushur mendjen jam, për tu thënë demokratëve se Sali Berisha nuk ëhstë zgjidhje.
/T.H/Abcnews.al/