1 prilli është një datë e rëndësishme, pasi FIFA ka vendosur që të hidet shorti për Kupën e Botës “Katar 2022”. Në orën 19:00 do të tërhiqen goglat në Doha dhe do të mësohen grupet.
Tre nga skuadrat e kualifikuara nuk do të dihen dhe shorti do të hidhet me 29 ekipe (32 marrin pjesë në total në Botëror”. 28 ekipet e kualifikuara do të vendosen në vazot nga 1-4 bazuar në renditjen e tyre në FIFA.
Në vazon e parë do të renditet Katari, organizator i Kupës së Botës, si dhe shtatë kombëtaret që renditen të parat në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Në vazon e dytë do të bëjnë pjesë ekipet nga vendi i 8-të deri në vendin 15, në vazon e tretë do të vendosen ekipet nga vendi i 16-të deri në vendin 23, ndërsa në vazon e katërt do të vendosen ekipet nga vendi 24 deri në vendin 28.
Këtyre ekipeve do t’u shtohen më pas edhe tre ekipet e mbetura që priten të kualifikohen nga “play off”.
Ekipet që vijnë nga e njëjta konfederatë do të mbahen të ndara gjatë grupeve, me përjashtëm të ekipeve europiane që janë 13. Si rrjedhojë, pesë nga tetë grupe do të kenë dy ekipe europiane. / abcnews.al