Maqedonia e Veriut ka shënuar një numër të lartë të rasteve të reja të të infektuarve me Covid në 24 orët e fundit.
Sipas raportit të fundit të shëndetësisë bëhet me dije se nga 2 609 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 310 raste të reja.
Instituti për Shëndet Publik konfirmon se janë shëruar 284 pacientë nga koronavirusi. Nga MSH njoftojnë se 24 orët e kaluara është regjistruar 1 viktimë nga koronavirusi në Shkup (77).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 303.728, numri i të shëruarve është 292.628, numri i të vdekurve është 9.187, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.913./abcnews.al