Monedha e veçantë nga Moratti dhe flakja e fanellës së Interit, Balotelli hap zemrën

schedule19:37 - 21 Mars, 2022

schedule 19:37 - 21 Mars, 2022

Mario Balotelli ka dhënë një intervistë të gjatë për DAZN dhe nuk i është shmangu as pyetjeve për gjëra delikate, si veprimi që kishte bërë duke hedhur fanellën e Interit në tokë.

“Do ta ‘fshija’ si moment nëse do të mundesha. I doja shumë tifozët e Interit. Në sfidën kundër Barcelonës hyra mirë në fushë, gabova një pasim dhe menjëherë filluan të më fishkëllenin. E mora shumë keq sepse nuk kishte ndodhur kurrë”, tha ai.

Më tej ai tregoi edhe vlerësimin që Moratti kishte pasur për të: “Do të më pëlqente të kthehesha në një legjendë të Interit. Me Morattin e kemi folur dhe objektivi ishte pikërisht ky.

Moratti është i paarritshëm. Më ka dhuruar një monedhë ari dhe unë pyeta vete se çfarë ishte. Unë nuk e kuptova dhe shkova te dhomat e zhveshjes dhe ia tregova Materazzit.

Më tha se ai ia kishte dhuruar atë Ronaldos, Recobës, Adrianos dhe Ibrës. E kuptova se çfarë përfaqësonte ai gjest dhe nuk e kam harruar. Është i paarritshëm, si njeri dhe si gjithçka tjetër. Atë monedhë e kam edhe sot”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!