Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën në 1 miliardë euro. Këto para do të shkojnë për blerjen e armëve.
Lajmin e bëri të ditur ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock ndërsa mbërrinte në Këshillin e Çështjeve të Jashtme në Bruksel.
“Sot ne po vendosim politikisht t’i ofrojmë mbështetje të mëtejshme financiare ushtarake Kievit për të rritur kapacitetin e tij financiar për prokurimin e mjeteve ushtarake në një miliard euro.”
Ministrja gjermane shtoi se solidariteti për Ukrainën dhe për të mbrojtur civilët do të vijojë. /abcnews.al/