Si t’i zhdukni thinjat?

schedule23:39 - 20 Mars, 2022

schedule 23:39 - 20 Mars, 2022

Thinjat janë një problem për shumë burra dhe gra. Zakonisht shfaqen pas moshës 30-vjeçare, por dalin dhe më herët. Zgjidhja për shumë gra është lyerja por nëse doni ta shmangni këtë mënyrë, natyra është aty për t’ju ndihmuar. Si t’i mbuloni thinjat në mënyrë natyrale? Gjithçka që ju nevojitet janë disa patate.

Domethënë, flokët e thinjura mund t’i mbuloni mjaft lehtë me lëvozhgën e patates. Mjafton të përgatisni ujë nga lëvozhgat e patates për shpëlarjen e flokëve. Merrni rreth pesë patate dhe qëroni ato. Lëkurat e patateve i vendosni në tenxhere. Më pas shtoni dy gota ujë të ftohtë. Duhet të ziejnë për të paktën 5 minuta.

Pasi të jetë ftohur plotësisht, kullojeni lëngun. Shtoni disa pika vaj druri sandali për aromë dhe hidheni masën në një kavanoz qelqi. Përdoreni atë si shpëlarës pas larjes së flokëve, një ose dy herë në javë. Kjo zgjidhje e lehtë ndihmon në zhdukjen e flokëve gri duke shtuar pigment.

/Abcnews.a/