Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Hodhëm një raketë me precizion të lartë”, Rusia pretendon të ketë vrarë mbi 100 trupa ukrainase

schedule11:27 - 20 Mars, 2022

schedule 11:27 - 20 Mars, 2022

Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë të ditur ditën e sotme se ka vrarë dhjetëra “mercenarë” në një sulm me raketa në një qendër trajnimi në Ukrainën perëndimore. Lajmin e raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Gjeneral Major Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë, tha se më shumë se 100 trupa ukrainase dhe “mercenarë të huaj” u vranë pasi goditën me një “raketë me precizion të lartë” një bazë ukrainase pranë Ovruch-it në Zhytomyr Oblast.

“Raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë goditën qendrën e trajnimit për forcat e operacioneve speciale të forcave të armatosura ukrainase, ku ishin vendosur mercenarët e huaj që mbërritën në Ukrainë,” tha Konashenkov.



BBC raporton se nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur deklaratën e rusëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!