Presidenti ukrainas është bërë personazhi më i përfolur, madje edhe një simbol seksi gjatë javë javëve të fundit. Një stilist çek tani po përfiton nga popullariteti i tij duke shitur jastëkë me fytyrën e tij për të mbledhur para për ukrainasit, sipas skynews
“Shumë njerëz, e shohin presidentin ukrainas si një simboli seksi, kështu që më lindi ideja të krijoja jastëk me fytyrën e presidentit që do të dukej sikur ai po fle me ju,” tha stilisti Tomas Brinek për Reuters.
Brinek tha se ka marrë më shumë se 2,000 porosi dhe ka mbledhur rreth 420,000 kurora (18,900 dollarë). Ai tha se tani po planifikon të prodhojë një koleksion të dytë për shkak të kërkesës së lartë.
/abcnews.al