Nga Edi Oga
Si ka mundësi që përfunduam kaq keq?
Si ka mundësi që jemi kaq të pafuqishëm?
Si ka mundësi që e kemi lënë vendin peng të katër individëve, që duket sikur kacafyten me njëri-tjetrin, por viktimat e vërteta të ‘luftërave’ të tyre janë të gjithë shqiptarët?
Si ka mundësi që votojmë vazhdimisht një person i cili të vetmen kartë elektorale që luan është shprehja “më të mirë se unë nuk gjeni dot”?
Si ka mundësi që president kemi dikë që 95% e shqiptarëve nuk do ta votonin kurrë?
Si ka mundësi që një kryetar partie i cili ka regjistruar vetëm humbje në 9 vite, ta mos kemi fuqi ta dërgojmë në shtëpi?
Si ka mundësi që shpresat e vetme për të ardhmen i kemi varur tek një burrë i moshuar i cili vetë e ka pranuar se e ka mbyllur me politikën që para 9 vitesh?
Si ka mundësi që kemi rënë kaq poshtë?
A jemi vërtetë kaq të mjerë?!
/abcnews.al