Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron paqe, ka thënë kryeministri italian. Mario Draghi tha se sanksione të mëtejshme mund të nevojiten për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“Nga ana e Putinit nuk ka vullnet për paqe. Ekziston një vullnet për luftë,” theksoi Draghi.
Dje, presidenti amerikan Joe Biden e quajti Putinin një “kriminel lufte” për herë të parë. Ndërsa sot ai ashpërsoi gjuhën duke e quajtur presidentin rus si diktator vrasës. /abcnews.al