Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Mori peng dhe rrahu fqinjin italian, gjykata dënon me 2 vite burg shqiptarin

schedule15:08 - 17 Mars, 2022

schedule 15:08 - 17 Mars, 2022

Gjykata e Sanremos në Itali ka dënuar me 2 vite e 2 muaj burg shqiptarin Ervis Shaba pasi mori peng dhe rrahu për disa minuta fqinjin e tij Italian gushtin e vitit të shkuar.

Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ndodhi pas një sherri mes fqinjësh, ku më pas Shaba ka shkuar dhe e ka futur me dhunë italianin në shtëpi duke e goditur disa herë.

Krahas burgut, ai duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim financiar prej 8 mijë eurosh ndaj fqinjit të tij. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!