Kryemadhi: Integrimi evropian, çështja që duhet të na bashkojë, raporti i mbushur me fotografi, pa plan pune

schedule15:09 - 17 Mars, 2022

schedule 15:09 - 17 Mars, 2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi  në seancën e kësaj të enjtje në Parlament ka folur në lidhje me procesin e integrimit Evropian.

Kryemadhi në fjalën e saj ka theksuar se raportit i mungon plani i punës, pasi në të gjenden më shumë fotografi dhe fjalime.

Sipas saj çështja e integrimit europian duhet të na bashkojë të gjithëve duke e cilësuar përafrimin e Shqipërisë me BE një detyrë të përbashkët.

 “Sulmet në Ukrainë e bëjnë të domosdoshme që procesi i integrimit europian të ecë me hapa të shpejtë. Në 5 vite të qeverisjes socialiste kemi marrë rekomandim pozitiv por vendet anëtare nuk e kanë votuar. Duke pasur parasysh që skepticizmi i vendeve europiane, ne si LSI kemi dërguar një shkresë te Hahn në vitin 2018 që t’i jepet prioritet procesit të hapjes së negociatave.

Vazhdoj t’i qëndroj këtij mendimi. Problemet tona ekonomike ndoshta nuk kanë për të mbaruar kurrë. Ata që e kanë shkruar raportin do ishte më mirë të kishte më pak fotografi. Nuk shikon asnjë rekomandim por procesverbal me fjalime dhe fotografi që tregojnë se kush ka dalë më bukur. Plani i punës nuk është. Shkolla verore është projekt i mirë por nuk e di sa ndihmon me përgatitjen e ekspertëve. Ne sot ekspertë kemi zv/ministra që janë politikë. Duhen ekspertë të fushave të caktuara, kryesisht të bujqësisë.

Procesi i integrimit për aq njohuri sa kam unë, mendoj që duhet të rishikohet. Ajo që dua të theksoj përsëri dhe është një nga pikat tona më rëndësishme. Çështja e integrimit europian duhet të na bashkojë të gjithëve. Këtë do e shikoja si dashamirësi. Mjafton të anulojmë koncesionet dhe do kemi ndryshim. Përafrimi i Shqipërisë me BE është detyrë kryesore për të gjithë ne këtu për sa kohë do jemi në sallën e parlamentit. Integrimi europian është meritë e shoqërisë”, është shorehur kryetarja e LSI-së./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!