Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje në DVP Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit Ervin Çokani, 45 vjeç, banues në Bilisht (i cili ishte i liruar me kusht).
Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.03.2022, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit datë 20.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda. /abcnews.al