Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tha se vizitoi Ukrainën, Kadyrov kthehet në Çeçeni

schedule18:01 - 15 Mars, 2022

schedule 18:01 - 15 Mars, 2022

Ramzan Kadyrov, lideri i rajonit rus të Çeçenisë dhe aleat i presidentit rus Vladimir Putin, pohoi dje se ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar trupat çeçene që luftojnë përkrah forcave ruse.

Vizita e tij në Ukrainë mbetete ende e pakonfirmuar, por nëse vërtet ka ndodhur, nuk ka zgjatur shumë. Kadyrov është parë së fundmi në Çeçeni. Ai është takuar me Nikolai Patrushev, shefin e Këshillit të Sigurimit të Putinit.

Kadyrov, i cili shpesh e ka përshkruar veten si “ushtari” i Putinit, ka postuar video të trupave çeçene të armatosura rëndë në rajonin e Kievit si pjesë e forcës pushtuese të Rusisë.

Ai është akuzuar vazhdimisht nga grupet e të drejtave të njeriut, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkelje të të drejtave, të cilat i mohon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!