Jahti i Abramovich në Shqipëri? Reagon Ministria e Infrastrukturës

schedule16:58 - 15 Mars, 2022

schedule 16:58 - 15 Mars, 2022

Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë lajmin e Reuters se jahti i manjatit rus, Roman Abramovich, ndodhet në ujërat shqiptare.

Përmes një komunikimi zyrtar Ministria e Mbrojtjes dhe asaj të Infrastrukturës thekson se mjeti lundrues aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë.

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramovich, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se: Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe.

Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagim.

Reuter shkruante më herët se jahti i Abramovich, “Solaris” kishte ndezur motorët në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të urdhrave”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!