Disa turq mbeten në Ukrainë, Cavusoglu flet në telefon me Lavrovin për largimin e tyre

schedule12:59 - 15 Mars, 2022

schedule 12:59 - 15 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu, këtë të martë ka deklaruarës pret që të bëhet evakuimi i qytetarëve turq nga Mariupoli, qyteti port në jug të Ukrainës.

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij rus Sergei Lavrov, për largimin e qytetarëve turq sot ose nesër.

“Kushtet për evakuimin e qytetarëve tanë nga Mariupoli janë duke u krijuar. Ne presim lajme të mira sot ose nesër”, ka thënë Cavusoglu në Ankara.

LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi

Ndër të tjera ministri është shprehur se 14,800 shtetas turq janë evakuuar nga Ukraina deri më tani dhe se zyrtarët turq mbajtën një takim me negociatorët ukrainas të martën.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha të shtunën se forcat ruse kanë bombarduar xhaminë e Sulltan Sulejmanit në Mariupol, ku janë strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë turq, përcjell gazeta Express.

Më herët të martën, burime të ministrisë turke të mbrojtjes thanë se Ankaraja ishte në pritje të miratimit nga autoritetet ruse për evakuimin./abcnews.al