Kur jeni në një lidhje për një kohë të gjatë, ndonjëherë është e vështirë të kuptosh se ka mbaruar çdo gjë, veçanërisht nëse keni investuar shumë kohë dhe emocione. Megjithatë, qëndrimi në një marrëdhënie pa dashuri është alternativa më e keqe – mund t’ju bëjë shumë më tepër dëm sesa dobi në planin afatgjatë.
Por si ta kuptoni se lidhja juaj ka marrë fund? Psikologu Justin D’Arienzo, në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Tik Tok, flet për tre shenja që mund të tregojnë se marrëdhënia juaj ka marrë fund. Pra, nëse e gjeni veten në një nga thëniet e mëposhtme, mund të jetë koha për t’u ndarë.
Nuk jeni më të interesuar për intimitetin fizik dhe emocional
Intimiteti emocional është baza e çdo marrëdhënieje. Pra, nëse nuk ndjeni më se doni të ndani trishtimin, gëzimin ose frikën me partnerin tuaj – kjo mund të jetë një flamur i kuq.
Më mirë do të qëndroni vetëm sesa me partnerin
Imagjinoni që keni një ditë pushimi, nuk keni plane apo angazhime. Si do të dëshironit ta përdorni? Do të shkonit diku me partnerin tuaj, do ta kalonit mbrëmjen ulur para televizorit, do të shkonit në një festë apo do të vendosnit ta përjashtonit atë nga ato plane? Nëse nuk doni ta ndani më kohën tuaj të lirë me të, kjo është gjithashtu një shenjë alarmi.
Çdo bisedë përfundon me një debat
Nëse çdo ndërveprim, sado i padëmshëm, të çon në një debat, kjo nuk është një shenjë e mirë. Mjeku D’Arienzo thotë se duhet të jeni të vetëdijshëm që zënkat janë normale në marrëdhënie, por jo sa herë që flisni. /abcnews.al