Nuk ju pëlqen të merrni ilaçe? Ekziston një zgjidhje alternative për problemet menstruale

schedule09:00 - 15 Mars, 2022

schedule 09:00 - 15 Mars, 2022

Menstruacionet mund të shkaktojnë shumë probleme për gratë, nga gjakderdhja e madhe, dhimbje në fund të barkut dhe në pjesën e poshtme të shpinës, dhimbje koke, fryrje, deri tek ngërçet e këmbëve dhe ndryshimet e humorit.

Megjithatë, shumica e këtyre problemeve mund të shmangen ose lehtësohen me suplemente të duhura dhe në kohë. Por përpara se të filloni të merrni ndonjë prej tyre, konsultohuni me gjinekologen tuaj.

Acidet yndyrore omega-3

Është vërtetuar se acidet yndyrore omega-3 në formën e suplementeve mund të zvogëlojnë dhimbjet dhe ngërçet gjatë ciklit. Përveç kësaj, ato kanë një efekt të dobishëm në zemrën dhe enët e gjakut, dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

Acidet yndyrore omega-3 gjenden në peshk dhe arra. Peshku duhet të hahet tre herë në javë, dhe arra rreth 30 gramë në ditë, që është rreth një grusht.

Xhenxhefil

Rezultatet e një studimi treguan se konsumimi i xhenxhefilit në formën e një suplementi redukton në mënyrë drastike gjakderdhjen gjatë menstruacioneve. Në këtë mënyrë zvogëlohet rreziku i anemisë si pasojë e ciklit. /abcnews.al