Aktivisti hap dyert e vilës së vajzës së Putin për refugjatët ukrainas: Është blerë me para të vjedhura

schedule18:05 - 14 Mars, 2022

schedule 18:05 - 14 Mars, 2022

Policia franceze ka arrestuar një aktivist, i cili ka bastisur shtëpinë e vajzës së Vladimir Putin në Biarritz.

Sipas medias ukrainase ‘UNIAN’ aktivisti francez Pierre Afner, ka hyrë në rezidencës në pronësi të vajzës së Putin, 35-vjeçares Katerina Tihonova dhe ka ndërruar bravat e dyerve, ndërsa e ka kthyer atë në një rezidencë qëndrimi për emigrantët që vijnë nga Ukraina.

“Aktivisti francez Pierre Afner hyri në vilën e vajzës së Putinit, Alta Mira në Biarritz, ndërroi bravat dhe deklaroi se vila ishte gati të pranonte refugjatët ukrainas”, shkroi gazetari Stein në Twitter. /Abcnews.al/