Rusët sulmojnë një kullë televizive, 9 të vrarë në Ukrainë

schedule17:49 - 14 Mars, 2022

schedule 17:49 - 14 Mars, 2022

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm ajror në një kullë televizive në rajonin verior Rivne të Ukrainës të hënën, sipas guvernatorit Vitaliy Koval.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shtoi: “Ka ende njerëz nën rrënoja”.