Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini me çorape?

schedule22:56 - 13 Mars, 2022

schedule 22:56 - 13 Mars, 2022

Shumë njerëz mendojnë se veshja e çorapeve gjatë natës është e mrekullueshme për shëndetin e tyre. Megjithatë, duket se nuk është kështu. Rezulton se nëse bini të flini me çorape mund të keni disa pasoja pak të pakëndshme. Çfarë ndodh nëse vishni çorape gjatë natës?

Zvogëlohet rrjedha e gjakut në trup

Çorapet i mbajnë këmbët e ngrohta, gjë që mund të rrisë përkohësisht qarkullimin e gjakut. Por nëse mbani çorape më gjatë, efekti është i kundërt, kështu që qarkullimi i gjakut zvogëlohet.

Jeni më të prirur ndaj rrezikut të infeksioneve të lëkurës

Kushtojini vëmendje materialit të çorapeve. Materialet sintetike, të tilla si poliesteri ose najloni, nuk janë të rehatshme në lëkurë dhe nuk lejojnë që këmbët tuaja të marrin frymë.

Djersitjet e natës janë mjaft të zakonshme dhe nëse flini nën një batanije të rëndë, një mjedis i lagësht dhe i ngrohtë krijon terrenin perfekt për bakteret që mund të prekin këmbët tuaja.

Ato mund të ndikojnë në temperaturën e trupit tuaj

Kur pushoni natën, trupi vazhdon të punojë dhe shumë gjëra ndodhin gjatë gjumit. Temperatura e trupit ndryshon disa herë gjatë natës dhe ne flemë më mirë kur jemi më të ftohtë. Nëse vishni çorape që nuk janë prej pëlhurash që ‘marrin frymë’, temperatura e trupit mund të rritet dhe të ndikojë në gjumin tuaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!