Kolegji i Kryetarëve, Kapllanaj: Të krijojmë një komision të përbashkët për bashkimin e PD, vendimi për Berishën nuk ndryshon

schedule18:28 - 13 Mars, 2022

schedule 18:28 - 13 Mars, 2022

Kryetari i Komanduar i PD dega Fier, Agron Kapllanaj, ka deklaruar gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, se zgjidhja e vetme për bashkimin e partisë është krijimi i një komisioni të përbashkët.

Ai tha se në rast se foltorja nuk e pranon, atëherë komisioni do të drejtojë PD-në deri në zgjedhjet për kryetarin.

Ndërkohë ka shtuar se vendimi i 9 shtatorit për ish-liderin e PD Sali Berisha mbetet i pandryshuar.

Kapllanaj: Ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet qe ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kane frikë të flasin kundër Sali Berishës. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishën nuk mund të ndryshojë.

Rruga më e thjeshtë është të hapim garë ne PD.  Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratet jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët 5 anëtarë nga PD dhe i lëmë afat foltore të sjellë 5 vetat e vet. Natyrisht pa Berishën dhe Bashën. Nëse nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor. /Abcnews.al/