Juventusi ka marrë një tjetër fitore në Serinë A dhe mund të quhet pa frikë një prej pretendentëve për titullin kampion.
Bardhezinjtë mundën me rezultatin 1-3 në transfertë Sampdorian.
Ekipi i Alegrit shënoi dy gola që në pjesën e parë. Joshida shkaktoi autogol për Sampdorian, ndërsa Morata dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë Kandreva humbi mundësinë të ngushtonte diferencë, pasi gaboi penalltisë. Gjithsesi Sampdoria arriti të gjente golin me Sabirin, por ishte përsëri Morata që realizoi golin e tretë dhe i vuri vulën sfidës.
Me këtë fitore Juventusi ndodhet në vendin e katërt me 56 pikë, 4 më pak se Milani kryesues.