Bombat bien e mbi lagjet me civilë, forcat ukrainase vijojnë rezistencën për të mos dorëzuar Mykolaiv-in

schedule17:52 - 12 Mars, 2022

schedule 17:52 - 12 Mars, 2022

Në qytetin strategjik të Mykolaiv-it pati gjatë natës dhe herët në mëngjes shpërthime të forta ndërsa forcat ukrainase vijojnë rezistencën.

Nga ana tjetër, forcat ruse janë duke avancuar përgjatë bregut të Detit të Zi. Pjesa më e madhe e shpërthimeve vinte nga brenda pasi artileria ukrainase synon që të mbajë në pjesën lindore të qytetit rusët. Por një numër lagjesh në të cilat jetojnë civilë thuhet se janë goditur nga bombardimet ruse.

“Ata përdorën bomba për të sulmuar verilindjen e qytetit,” tha Anastasia Aleksieieva, e cila po ndihmon në organizimin e grupeve vullnetare civile në Mykolaiv.

Sipas saj, si pasojë e sulmeve, tetë civilë kanë mbetur të plagosur.

Qielli mbi qytetin port ishte i pastër të shtunën, pas reshjeve të mëdha të borës të premten. Ushtarë dhe vullnetarë mund të shiheshin duke vendosur thasë me rërë rreth postblloqeve në periferi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!