Deputetët e PD-së kërkojnë dorëheqjen e Bashës, Duma: Sot duhet të largohesh. Salianji: Ju e rritët Berishën

schedule15:38 - 12 Mars, 2022

schedule 15:38 - 12 Mars, 2022

Deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i tij. Tomorr Alizoti, këtë të shtunë në fjalën  e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së është shprehur se është rikthyer vetëm për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Basha.

Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se Alizoti i ka thënë Bashës se duhet që të japë dorëheqjen pasi nuk e ka më përkrahjen e demokratëve.

Jam rikthyer në këtë mbledhje t’ju kërkoi atë që prej disa muajsh e kërkojnë demokratët. Duhet të japësh dorëheqjen z.Basha. Kjo parti nuk ka institucione. Vetëm përmes funksionimit te institucioneve mund të funksionoje partia. Jep dorëheqjen sepse nuk e ke me mbështetjen e demokratëve”, ka thënë Alizoti.

Grida Duma është një tjetër deputete e cila pak ditë më parë ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e saj në PD dhe në fjalën e saj në mbledhje rithekson faktin se Basha i ka pasur të gjithë mundësitë dhe tashmë nuk ka asnjë shans, duhet të dorëhiqet.

“Z.Basha të janë dhënë të gjitha mundësitë. Jo sot, por dje dhe me herët që nga dita që pe rezultatin e 6 marsit duhet të ishe larguar. Ka vetëm një rrugë që e ringre PD sot. As ju as Berisha nuk mund të kandidojnë më. Zgjidhja vjen përmes dorëheqjes suaj dhe ngritjes së një komisioni te gjërë me përfaqësim të palëve për riorganizimin e çdo strukture ne PD”, është shprehur Duma.

Gjithashtu dorëheqja është kërkuar edhe nga deputetë të tjerë të cilët kanë folur në mbledhjen e partisë, mes të cilëve edhe Lefter Gështenja.

Deputeti Ervin Salianji i ka kërkuar Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që të japë dorëheqjen.

“Report gjithçka në dispozicion të PD. Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për një afat jo me shume se 2 javë. Në këtë periudhë të krijojmë bord, jo me numër të vogël nga ky grup parlamentar me detyrën për të negociuar me çdo personalitet që interes ka PD dhe kërkon të bashkohet me PDSh. Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo qe ka mbrojtur interesat e Partisë Demokratike, në nuk i kemi lëshuar ata, do bëj gjithçka për t’i mbrojtur! Duhet të themi të vërtetën ka sentiment anti-Bashe kudo, i drejtohem Bashës: ju e rritët Berishën. Në 6 Mars ka humbur opozita dhe ka krizë besimi tek ju.”- tha Salianji.

/abcnews.al