Moska do të furnizojë fqinjin e saj me pajisjet ushtarake më moderne, shkruan Skynews. Njoftimi vjen pas takimit midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko në Kremlin.
Të dy liderët ranë dakord për mbështetjen e ndërsjellë pas sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës.
Megjithatë, nuk u dhanë detaje të mëtejshme.
Ekziston frika se Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit.
Më herët, Qendra e Ukrainës për Komunikime Strategjike tha se nuk mund të përjashtonte mundësinë që Bjellorusia të nisë një pushtim të Ukrainës këtë mbrëmje./abcnews.al/