U rrëmbye me armë në kokë, kryebashkiaku ukrainas mund të përballet me më të keqen përballë rusëve

schedule21:11 - 11 Mars, 2022

schedule 21:11 - 11 Mars, 2022

Ditën e premte kryebashkiaku i Melitopolit u rrëmbye nga disa persona të armatosur, që rezultojnë se janë separatistët prorusë.

CNN bën me dije se Ivan Fedorov mund të akuzohet për terrorizëm nga ana e prokurorisë seperatiste pro ruse në Luhansk.

Arrestimi i Fedorov nga njerëzit e armatosur është rasti i parë i njohur i një zyrtari politik ukrainas të arrestuar dhe hetuar nga forcat ruse ose të mbështetura nga Rusia që nga fillimi i pushtimit.

Sipas një mesazhi në faqen e internetit të prokurorit të Luhansk, Fedorov akuzohet për ndihmë dhe financim të aktiviteteve terroriste dhe pjesë e një komuniteti kriminal.

Zyra e prokurorit të Luhansk pretendoi se Fedorov ishte një anëtar i “Sektori i Djathtë”. CNN ka raportuar më parë se grupi është një grup paraushtarak dhe politik nacionalist ukrainas që vepron në Ukrainë. Ajo ka një qëndrim anti-ruse, por vëzhguesit e pavarur thonë se nuk është kërcënimi fashist që pretendon presidenti rus Vladimir Putin.

Zyra e prokurorit pretendon se “Sektori i Djathtë” ka kryer akte terroriste kundër civilëve në rajonin e Donbasit pa dhënë asnjë detaj.

Mediat lokale, duke cituar biseda me Këshillin e Qytetit të Melitopolit, konfirmuan se njeriu që po largohej në video ishte Fedorov. /Abcnews.al/