Jo vetëm Rusia, një tjetër shtet do të sulmojë Ukrainën

schedule20:48 - 11 Mars, 2022

schedule 20:48 - 11 Mars, 2022

Nuk ka sinjale për fundin e luftës. Mediet në Ukrainë kanë raportuar se gjatë mbrëmjes së sotme Bjellorusia mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës. Sipas tyre Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus pas orës 09:00.

“Bjellorusia mund të nisë sulmin ndaj Ukrainës sot, më 11 mars. Sipas Qendrës së Ukrainës për Komunikime Strategjike dhe Sigurinë e Informacionit, forcat bjelloruse mund të nisin një sulm kundër Ukrainës në orën 21:00”, shkruan the Kyiv Independent.

Paralajmërimi vjen pas një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit bjellorus Alexander Lukashenko në Moskë, me zyrtarët ukrainas që paralajmëruan se trupat bjelloruse mund të urdhërohen të kalojnë kufirin sonte në mbrëmje.

“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund t’i bashkohen Rusisë më 11 mars në orën 21:00 (19:00 GMT),” thuhet në një deklaratë ukrainase, shkruan BBC.

Zyrtarët pretenduan se Putini mund të urdhëronte që bombarduesit rusë të niseshin nga territori ukrainas për të bombarduar objektivat në Bjellorusi, duke i dhënë Lukashenkos një pretekst për të nisur një pushtim.

BBC thekson se nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë objektive informacionin.

/abcnews.al