Gjithmonë ka vend për një tjetër xhaketë në garderobën tuaj. Xhaketa konsiderohet si një artikull thelbësor që nuk “vdes” kurrë. Kohët e fundit, xhaketat oversize kanë pushtuar stilin e rrugës dhe i kemi parë në dizajne të ndryshme. Ngjyra më dominante është e zeza.
Por me ardhjen e pranverës, portokallia, jeshilja apo bluja mund të zëvendësohen me nuancat e buta pastel. Xhaketat që mund t’i shtoni në garderobën tuaj janë rozë, blu, e verdhë e lehtë etj. Kombinimet që do të zgjidhni janë në dorën tuaj.
7 xhaketa pastel për pranverë