“Organizatë ekstremiste”, Rusia pritet të bllokojë “Meta-n”

schedule13:53 - 11 Mars, 2022

schedule 13:53 - 11 Mars, 2022

Rusia pritet të bllokojë kompaninë Meta. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Rusi ka aplikuar për cilësimin e Metës, kompaninë mëmë të Facebook dhe Instagram, si një “organizatë ekstremiste” dhe ndalimin e aktiviteteve të saj në Rusi.

Po ashtu, u bë e ditur se edhe qasja në Instagram duhet të kufizohet.

Kjo vjen pasi Meta i tha BBC-së se po bënte ndryshime në politikën e saj për fjalimin e dhunshëm, për të lejuar njerëzit në disa vende të shprehin ndjenjat e tyre jo fort pozitive ndaj forcave ruse, por jo ndaj civilëve rusë.

Meta tashmë akuzohet nga rusët për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë me kërcënime me dhunë”.

Qasja në Facebook dhe Twitter është kufizuar ose bllokuar në Rusi që nga java e kaluar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!