Sugjerimi se Ukraina po zhvillon armë të shkatërrimit në masë është hedhur poshtë nga presidenti i Ukrainës. Volodymyr Zelensky në një mesazh të tij tha: “Ne jemi një vend i mirë”.
Zelenskyy paralajmëroi gjithashtu Rusinë që të mos përdorë armë kimike në Ukrainë pasi ajo do të përballet me sanksione edhe më të rënda në këmbim.
Sakaq, luftimet në Ukrainë vijojnë sot në ditën e 16-të. Dy ministrat e Jashtëm Kuleba dhe Lavrov nuk mundën të arrinin dje një marrëveshje. /abcnews.al