Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në Slloveni, pikërish në derbin e luajtur mes Olimpija dhe NS Mura.
24-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 8-të, pas një aksioni model. Goli i parë i Dakut me fanellën e Murës, erdhi në ndeshjen e tij të 6-të, me skuadrën e re. Ndeshja u mbyll me fitoren e skuadrës së Dakut me rezultat 3-2.
Sulmuesi po luan si i huzar nga Osijek te ekipi slloven. Për sa i përket renditjes Mura mban vendin e katërt me 40 pikë, nëntë më pak se lideri Maribor.
Gooooool ⚽➡?
Derbi kroga #PrvaLigaTelemach⬜⬛@nsmura_ms 1⃣
⬜?@nkolimpija 0⃣??Prenos na ŠTV pic.twitter.com/O8op7JtzST
— Šport TV Slovenija (@SportTVSlovenia) March 10, 2022
/f.a/abcnews.al