Qindra mijëra njerëz janë evakuuar nga qytetet ukrainase që janë shënjestruar më së shumti nga ushtria ruse, sipas ministrit të brendshëm të vendit.
Denys Monastyrsky tha se këta njerëz janë larguar kryesisht nga zonat aktive luftarake.
Megjithatë, armëpushimet e rëna dakord kanë dështur në disa zona, me mijëra njerëz në pamundësi të largohen nga Mariupol, ndërsa bombardimet e rënda vazhduan.
Ukraina tha se asnjë civil nuk ishte në gjendje të largohej nga qyteti port jugor dhe autokolonat humanitare u detyruan të ktheheshin për shkak të luftimeve./abcnews.al/