Ndërkohë që kanë nisur protestat në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim LIVE në Facebook, ku ka theksuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.
Ai tha se ajo që po ndodh sot ku akuzohet qeveria se po vjedh, është një logjikë hajdute.
Sa i përket rritjes së çmimit të naftës Rama theksoi se kjo vjen pasi prodhuesi më i madh në botë i naftës dhe gazit natyror Rusia sot është futur në luftë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ne nuk e kemi mjaftueshëm energjinë as kur jemi në kulmin e prodhimit në një vit me reshje të larta dhe naftën jo e jo, sepse ne nuk kemi naftë për Disel apo benzinë, nafta jonë është e rëndë shitet për bitum. Nëse nafta jonë do ishte për pompa për 1 javë do i çonte për skrap makinat tona. Disa thonë se e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë energjinë se e vjedhin politikanë, kjo është logjikë hajdutësh. Kush e shpjegon kështu thjeshtë në potencë është një hajdut. Si mund të akuzosh tjetrin për hajdut pa asnjë provë me fakte të stisura. Ne e shesim energjinë në kohëra me shi, kur ne e shesim duhet ose ta shesim ose ta hedhim. E shesim lirë se në vjeshtë dhe në dimër çmimi bioe, ndërkohë që e blejmë shtrenjtë sepse në verë nuk kemi reshje, hni9veli bie nën nivlelin teknik, dalim në treg dhe e blejmë shtrenjtë. Prandaj po ndërtojë Sakavicën për të depozituar ujin e tepërt. Të gjitha duan kohë. Ndarja tek faktet na bën të çorientohenmi dhe të hyjmë në kacafytje vrasëse. Nuk ndahemi ke faktet kur flasim për çmimin e energjisë sot. Një megvat për orë që vjet kushtonte 52 euro sot blihet me 550 euro. Ne jemi zotuar të mbrojmë konsumatorin dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit, kur unë dola dhe paralajmërova krizë që do vinte drejt nesh. Kur unë fola për krizë nuk e dinte njeri se Europa do të hynte në luftë. E kemi marrë këtë zotim për të mos rritur çmimin e energjisë. Lufta e impaktoi krizën e energjisë dhe naftës por ne do ta mbrojmë konsumatorin. Kjo qeveri jo vetëm që nuk u ka kthyer kurrizin njerëzve, por po rrimë në këmbë për tu lehtësuar hallet e këtyre njerëzve dhe këtij vendi. Unë e kam thënë që ditën e parë që nuk do e rrisim çmimin e energjisë. Sot jemi në një situatë ku njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të gazit dhe naftës, Rusia ka hyrë në luftë, çmimet po kërcejnë në mënyrë marramendëshe. Qeveria financon nga të ardhurat, dhe të ardhurat vijnë nga taksat. Sot çmimi në faturë është i njëjtë me atë kur nuk kishte fare krizë. Ne sot detyrën bëjmë, atë po bëjnë dhe kryeminsi9trat e tjerë, ku çmimi i energjisë është rritur në faturën e konsumatorit. Është detyra jonë të mbrojmë të gjithë familjarët dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo qeveri si asnjë qeveri më parë e ka treguar edhe herë të tjera, mund të akuzohet për shumëçka, por kurrën e kurrës për mospasjen e vëmendjes ndaj njerëzve të këtij vendi. Nuk besoj se ka njeri të arsyeshëm që thotë le të rritet energjia le të ulet nafta, jo. Energjia i prek të gjithë edhe ata që nuk kanë veturë, pensionistët dhe fermerët. /Abcnews.al/