Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana mund Laçin me shifrat 3-0 në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

schedule20:53 - 13 Mars, 2019

schedule 20:53 - 13 Mars, 2019

Tirana arriti një fitore të thellë me shifrat 3-0 ndaj Laçit, në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Dy golat e Majkell Ngo dhe një i Hasanit, i dhanë fitoren bardhebluve që janë me një këmbë në fazën tjetër.

Tirana shkëlqen në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Bardheblutë fituan me shifrat e Poastras 3-10 falë dopietes së Majkëell Ngo dhe Edon Hasanit. Rezultati që do ta ndihmojë shumë Tiranën për të kaluar në gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat krijuan raste shënimi si dhe pati disa vendime të kontestueshme të arbitrit. Në minutën e 36, gjyqtari ngre lart flamurin për pozicion jashtë loje të Xhixhës, por pamjet tregojnë që futbollisti ishte në pozicion të rregullt. Gjithsesi dy minuta me pas, Ngo del i vetëm përballë portierit, por gjyqtari ndalin lojën për pozicion të parregullt, ndërkohë që pamjet tregojnë të kundërtën. Në minutën e 39 janë sërish protagonistë arbitrat. Edon Hasani shënon një gol të rregullt, por që i anulohet për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë e takimit mbyllet në barazim pa gola. Fillimi i pjesës së dytë nis në mënyrën më të mirë për Tiranën që shënon me Majkëll Ngol min 53.

Imami kroson saktë për shtalartin që e dërgon topin në trekëndësh për shifrat 1-0.

Tirana qëndron në sulm dhe shënon edhe golin e dytë sërish me Majkëll Ngo. Sulmuesi rrotullohet brenda zonës dhe me një goditje të bukur mposht portierin Selmani, që e ka të pamundur të ndalë atë top.  Laçi dorëzohet totalisht pasi Tirana shënon edhe golin e tretë me Hasanin. Konini kombinon bukur me Ngo, ndërkohë që Hasani shfaqet në momentin e duhur për të vulosur këtë takim. Ndeshja përfundon me fitoren e thellë të Tiranës që hedh një hap të rëndësishëm drejt kalimit në gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!