Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, vijon të jetë e distancuar nga muzika prej disa kohësh. Ajo ka zgjedhur të relaksohet duke pushuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.
Sakaq, Enca nuk nguron të ndajë me miqtë foto të ndryshme nga destinacioni i preferuar.

“Dubai. Sapo arrita në shtëpinë time të dytë”, ka shkruar këngëtarja në Instastory.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor, që Enca ka lancuar është ai me titull “Rakia” para tetë muajsh./abcnews.al

