VIDEO/ Turqia nxjerr avionin e ri luftarak

schedule22:15 - 9 Mars, 2022

schedule 22:15 - 9 Mars, 2022

Kompania turke e Industrisë Aeronautike dhe Hapësinore (TUSAS), ka publikuar një video të animuar të Avionit Luftarak Kombëtar (MMU), i cili synohet të dalë nga hangari më 18 mars 2023.

Nga llogaritë e TUSAS-it në rrjetet sociale u postua film i ri i animuar prej 2 minutash që tregon aftësitë e MMU me shënimin: “Për hir të pavarësisë dhe të ardhme. Me krahët e tij do të mbushë qiellin”.

MMU, një nga projektet më të rëndësishme të industrisë turke të mbrojtjes, pritet të dalë nga hangari më 18 mars 2023, shkruan media turke trt.net. /Gazeta Express/