Në mënyrë që make-up-i t’i rezistojë kohës, fytyra ka nevojë për një gjë të vogël – një fiksues grimi. Në Tiktok, u bë viral një truk i një përdoruesje, e cila pretendon se ka gjetur alternativën më të favorshme për fiksimin e make-up-it në fytyrë.
Përdoruesja tregon se si përdor ujë të thjeshtë në vend të fiksuesit të grimit dhe betohet se është po aq efektiv. Ajo fillimisht ka treguar se si duket grimi i saj dhe më pas ka spërkatur ujë në fytyrë. Disa orë më vonë, ajo tregoi një efekt që supozohet se është i njëjtë.
@tanyaleechy game changer !! #makeup #water #work #waitressproblems #viral ♬ wobble baby – 444
“Punoj si kamariere në një restorant sushi shumë prestigjioz dhe nuk kam kurrë kohë të rregulloj grimin. Kam vite që e bëj këtë dhe jam e kënaqur“, tha Tanya. /abcnews.al