Kreu i PD në Degën 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama se kanë bashkëpunuar me bandat në zgjedhjet e 6 marsit.
Gjatë mbledhjes së kolegjit të kryetarëve, Seferi theksoi se në Vorë njerëzit kërcënoheshin nëse thoshin se janë të PD-së.
‘Në Vorë pashë bashkëpunimin Berisha-Rama-Meta dhe bandat. Njerëzit ishin të frikësuar. Ishte gjithçka e mbyllur. Njerëzit kërcënoheshin nëse ishin votues të PD. Përçarja e PD I jepte fitoren PS dhe këtë bënë’, deklaroi Seferi gjatë mbledhjes së kolegjit të kryetarëve.