CIA: 14 mijë rusë janë arrestuar pas protestave kundër pushtimit të Ukrainës

schedule20:05 - 8 Mars, 2022

schedule 20:05 - 8 Mars, 2022

Drejtori i CIA-s, Bill Burns, dëshmoi para Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së të martën se 14,000 qytetarë rusë janë arrestuar për protesta kundër pushtimit të Ukrainës.

“Ju shihni një numër relativisht të vogël, por shumë rusë shumë të guximshëm në rrugë duke protestuar. 14,000 persona pasi po protestojnë në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës’, tha Burns.

Më tej ai theksopi se SHBA do të monitorojë popullaritetin e brendshëm të Putinit ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, por paralajmëroi se kontrolli i medias nga Putini do ta ndihmojë atë të shmangë disa trazira popullore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!