Zgjedhjet e 6 marsit, Këlliçi: Pasqyrë e asaj që ndodhi këto 5 muaj, Basha punon për Ramën

schedule19:54 - 8 Mars, 2022

schedule 19:54 - 8 Mars, 2022

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka komentuar situatën politike brenda PD-së pas rezultatit zhgënjyes të 6 Marsit.

Këlliçi deklaroi në ‘Radari Informativ’ në Abc ta gazetares Juli Xhokaxhi, se rezultati i 6marsit për PD-në pasqyroi atë se çfarë ndodhi në 5 muajt e fundit brenda Partisë Demokratike.

Këlliçi tha se Basha i ka gënjyer deputetët, anëtarët e PD, simpatizantët, por edhe këta ja kthyen mbrapsh, dhe kjo u pa në rezultatin e 6 Marsit.

‘Në datë 6 mars farsa mori fund,. Të jeni të bidndur se anëtarët e Këshillit Kombëtar në këto 5 muaj kanë dëgjuar mashtrime për gines, është përdorur në mënyrë permanente ambasada amerikane se do të ketë penalizime për ta. Janë përdorur sondazhe false për zgjedhjet duke thënë se jemi të tretët. Në këto 8 vite Basha gënjente deputetët, anëtarët e PD, por edhe ata e gënjenin mbrapsh, prandaj ishte ky rezultat që mori në 6 mars. E Mori PD-në si ‘Ferrari’ sot e ka kthyer në ‘Smart’ të rrënuar’, tha Këlliçi.

I pyetur nga Xhokaxhi se si mund të detyrohet Basha që të largohet nga PD, ose të hapë procvesin për zgjedhjen e kryetarit të ri, Këlliçi tha se këtë mund ta bëjnë të gjithë bashkë.

Sipas tij Basha nuk e jep dorëheqjen pasi për të ky do të ishte një akt tradhtie ndaj Ramës.

‘Të gjithë duhet t’i japin fund farsës. Në momentin që atë po e braktisin avokatët më të zellshëm, fakti që po e braktis i gjithë grupi parlamentar, ndërkohë që ai nuk po përgjigjet dhe mban shënime, tregon vlerësim që ai ka për deputetët. Basha do vasalë nuk do partnerë. Basha si kryetar i PD do të bëhej kryeministër. Të gjithë ne punuam për Bashën kryeministër, ai punoi të mbajë PD-në për të mbajtur Ramën si kryeministër. I vetmi akt që Basha do të tradhtonte Ramën për ta rrëzuar atë kryeministër, do të ishte akti i dorëheqjes’, u shpreh Këllici.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!