Ushtria ukrainase pretendon se ka vrarë më shumë se 12 mijë rusë që prej fillimit të luftës, ku 9 prej viktimave janë gjeneralët e besuar të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Forcat ukrainase raportojnë se gjenerali i fundit rus i vrarë nga ushtria e tyre është Vitaly Gerasimov, i cili u vra në luftime jashtë qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv.
Gjenerali Gerasimov u dekorua në vitin 2014-të, pasi atij iu njoh pushtimi i Krimesë.
Ndërkohë mes të vrarëve janë nënkoloneli Dmitry Safronov, nënkoloneli Denis Glebov dhe kolonelin Konstantin Zizevsky, të cilët drejtuan trupat e sulmit ajror.
Safronov dhe Glebov u vranë kur forcat ukrainase rimorën qytetin Chuhuiv, ndërsa Zizevsky u vra në jug të Ukrainës.
Gjithashtu një nga të vrarët nga snajperët ukrainas është edhe gjeneralmajor Andrei.
Gjenerali Magomed Tushaev vdiq kur kolona e tij e forcave speciale çeçene, duke përfshirë 56 tanke, u shkatërrua pranë Hostomelit, në veri-lindje të qytetit.
Gjithashtu mes të vrarëve rusë është edhe komandanti i luftës Vladimir Zhonga, i cili drejtoi Batalionin Sparta, një njësi ushtarake neo-naziste që ka mbështetjen e Kremlinit.
Grupi qëndron pas një vale sulmesh vdekjeprurëse kundër trupave ukrainase dhe ka zhvilluar luftë në rajonin e Donbass që nga shpërthimi i armiqësive tetë vjet më parë.
Dy komandantë të tjerë të lartë rusë të paidentifikuar janë vrarë gjithashtu në luftime.