Projektrezoluta “Për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane”, që do të miratohet sot në Kuvendin e Shqipërisë për të dënuar agresioni rus, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha është sikur të jetë shkruajtur në ndonjë vend të oqeanisë dhe jo në një nga vendet gjeostrategjike më nevralgjike presidentit rus Vladimir Putin.
“Tirani më i rrezikshëm i të gjitha kohërave Vladimir Putin. Filloi me pushtimin ne Krimesë. Ky agresion nuk është një agresion thjesht ndaj një vendi të lirë si Ukraina. E vërteta është se ky është një agresion ndaj çdo vendi të lirë dhe të pavarur ndaj lirisë së botës. Janë shkelur të gjitha kartat ndërkombëtare është shkelur gjithashtu marrëveshja e Budapestit me të cilin Rusia zotohej se do garantonte kufijtë e këtij vendi. Rezoluta që paraqitet këtu është deficitar dhe në një aspekt tjetër. cilido që njeh historinë e kontinentit të paktën në 3 shekujt e fundit ambicionet e Rusisë kanë qenë Adriatiku dhe Dardanelet. Pra a mund të rrimë ne kaq të pazë në një kohë kur ai agresion në Ukrainë sigurisht që ai synon dhe ndonjë vend tjetër.
Rezoluta nuk paraqet thashë edhe njëherë është një rezoluta sikur të jetë shkruajtur në ndonjë vend të oqeanisë dhe jo në një nga vendet gjeostrategjike më nevralgjike të perandorit pa të mbathura që quhet sot terroristi nuklear Vladimir Putin.
Cështja tjetër që del këtu është çështja e Bllkanit të hapur. Po kaq kriminel është dhe Vuçiç. Pritet që ai të jetë një faktor paqeje dhe Ballkani i hapur të mos jetë në funksion të interesave të Rusisë dhe Serbisë është gabim i madh shumë. Zotëria që iku dhe la këtu T shirtin e ka si vëlla Vuçic dhe ndaj su lejon të thoni një fjalë të vetme për ballkanin e hapur. Nëse ne denoncojmë ballkanin e hapur dhe negociatat në mbështetje të Rusisë që Putini po realizon në Ukrainë ne bëjmë thjeshtë detyrën tonë si njerëz të qytetëruar. Ne s’po nxisim skena të paqena, ata tronditën botën dhe PE”.