Parlamenti Europian ka shprehur një shqetësim të fortë për rreziqet me të cilat përballet siguria informatike që vjen nga rrjetet 5G të zhvilluara nga shoqëri kineze.
Parlamenti Europian i ka bërë apel shteteve anëtare që të bëhen pjesë e një reagimi të përbashkët dhe të koordinuar të Bashkimit Europian. Është ky qëndrimi i marrë nga grupe të ndryshme parlamentare, i cili u miratua me shumicë votash.
Eurodeputetët i kanë bërë apel shteteve anëtare që të shmangim ndërmarrjen e masave të njëanshme të ekzagjeruara, të cilat do të copëtonin tregun e përbashkët./abcnews.al