Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” është ndalur sot te mënyra e ushqyerjes së moshave të treta. Ajo tregoi se çfarë duhet të kenë kujdes dhe çfarë duhet të konsumojnë më së shumti.
Daka ka dhënë të gjitha këshillat e nevojshme, që mosha mbi 60-vjeç duhet të ketë parasysh.
“Ne në këto regjime jemi më strikt në uljen e kripës, në uljen e sheqerit sepse në këto mosha instalohet hipertensioni dhe kripa është një nga ata që e hipotensojnë vlerën e tensionit. Ulja e sheqerit për shkak se një përqindje e njerëzve kanë probleme me rezistencën inshulinike. Duhet të jenë shumë të dehidratuar dhe ushqimet e procesuara duhet të jenë në sasi minimale.
Proteinat i marrim nga mishi, bulmetrat, i marrim nga bishtajoret, nga veza. Kemi disa grupe si bimore si bishtajore për të marr proteinat, por duhet të jemi të kujdesshëm. Jo proteina të mishit me dhjamë që kanë yndyrna dhe nuk janë të mira në këto mosha. Gjithashtu, jo frutat e detit sepse në këto mosha kemi yndyrna të larta.
Bulmeti është një nga burimet kryesore të kalciumit. Kryesisht preferohen bulmetra me yndyrë të reduktuar, pra për të njëjtat arsye që thamë me proteinat yndyrore. Për shembull, moshat e treta i parapëlqejnë shumë bulmetrat e dhisë për shkak të limitimit që ato kanë në raport me yndyrnat e tjera”, u shpreh ndër të tjera mjekja.
Regjimi ushqimor 1-ditor për personat mbi 60 vjeç:
/abcnews.al